Policia kufitare e Kapshticës ka arrestuar në flagrancë 25 vjeçarin Misir Doko, banues në fshatin Vloçisht të Korçës.
Policia i ka kërkuar pasaportën ndërsa i riu tentoj të korruptonte oficerin e policisë kufitare duke i dhënë shumën prej 50 euro, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalim në Greqi.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.