Përafërsisht një e treta e gjermanëve dhe qytetarëve francezë janë në favor të idesë së krijimit të “Shteteve të Bashkuara të Evropës”, projekt që promovohet nga lideri Socialdemokrat (SPD), i Gjermanisë Martin Schulz. Sipas një sondazhi të kryer nga kompania YouGov në periudhën 13 deri më 19 dhjetor, 30% e gjermanëve dhe 28% e francezëve janë në favor të kësaj ideje, ndërsa 33% dhe 26% respektivisht nuk pajtohen.
Në vende të tjera si Suedia, Finlanda, Danimarka, Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar, qytetarët janë kryesisht kundër këtij propozimi, ku rreth gjysma e të anketuarve e refuzuan. Në një takim të SPD-së më 7 dhjetor, ish-kryeti i Parlamentit Europian Shults propozoi që BE të kthehej në “Shtetet e Bashkuara të Evropës” deri në vitin 2025 dhe të miratonte një kushtetutë.