SONDAZHI parashikon surpriza! Diferencë shumë e ngushtë, ja kush i fiton zgjedhjet e 25 Prillit

Të pyetur se për cilën parti apo koalicion do të votonin, shumica u përgjigjën për PS-në, me një diferencë 6.2%:

PS – 43%

PD – 36.8%

LSI – 5.8%

Të tjera – 3%

Nuk do të votoj – 4.1%

Nuk e di – 6%

Nuk u përgjigjën – 1.3%

Krahasuar me sondazhet e shkuara, prej muajit dhjetor, PS ka pasur fillimisht një luhatje mes 39.9%-41.8% e në dy sondazhet e fundit një ekuilibër në 43%. Sidoqoftë diferenca mes saj dhe koalicionit të Partisë Demokratike “Aleanca për Ndryshim” është më shumë se përgjysmuar nga 13.6% në 6.2%.

Koalicioni i PD-së ka gëzuar rritje të konsiderueshme nga 28.2% në 36.8% teksa krejt ndryshe mbështetja për Lëvizjen Socialiste për Integrim është thuajse përgjysmuar nga 10.3% në 5.8%.

Duke analizuar prirjen e votuesve dhe të të pavendosurve me ato të zgjedhjeve të vitit 2017, MRB parashikon që PS t’i fitojë zgjedhjet me një diferencë prej 7%:

PS – 48.5%

PD – 41.5%

LSI – 6.5%

Të tjera – 3.5%

Krahasuar me vitin 2017, PS pritet të gëzojë thuajse të njëjtën mbështetje të votuesve me një rritje +0.2% (nga 48.3%), ndërsa PD të marrë një rritje me +12.6% (nga 28.9%). Ndryshe mbështetja e LSI-së pritet të tkurret me -7.8% (nga 14.3%).

Leave a Reply