Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpenzojnë rreth 9 milionë dollarë në ditë për luftën ndaj ISIS-it dhe që nga gushti i vitit të kaluar kanë shpenzuar 2.7 miliardë dollarë në fushatën e bombardimeve në Irak dhe Siri.
Këto shifra janë publikuar nga Pentagoni, disa ditë pasi Kongresi nuk pranoi shpenzime të mëtejshme për ushtrinë, ndërkohë që Dhoma e Përfaqësuesve miratoi 579 miliardë dollarë shpenzime.
Këtë javë, Shtëpia e Bardhë lajmëroi dërgimin në Irak të 450 personave që do të ndihmojnë në stërvitjen e forcave që luftojnë ISIS-in atje, duke e çuar në 3500 numrin total të personelit ushtarak amerikan në Irak.