“Vetë Ligji i Dhunës në Shqipëri kërkon mbrojtje”

Intervistë me juristen Iris Aliaj, prej Qendrës për Nismë Ligjore Qytetare, e cila flet  sa i përket Urdhrave të Mbrojtjes dhe pse nuk zbatohen ato. Cilat janë vështirësitë në terren dhe të gjithë paradokset, që po sjellin këto situata. Cilat janë qytetet më të shumta me Urdhra Mbrojtje?

 

Intervistoi Ben Andoni /lexo.al/

 

Juristja e Qendrës për Nismë Ligjore mendon se vetë Ligji për Dhunën kërkon amendime, por edhe një bashkëpunim të gjerë, një fakt, që nuk po ndodh. Duhen disa institucione që të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, por më shumë akoma duhen afruar metoda dhe përqasje të reja, të cilat mungojnë në Shqipëri. Absurdi, sipas të cilit s’duhet t’i afrohesh 2 metra gruas, duket se nuk kryen asnjë funksion. Ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Shqipëri kanë nxjerrë në pah mos-respektimin e Ligjit të Mbrojtjes për viktimat, që ka kulmuar me një vdekje makabre së fundmi. Në fakt, më shumë se çdo gjë ka nxjerrë në pah brishtësinë e institucioneve, që nuk ndërlidhen asfare me njëra-tjetrën, kjo sa i përket asistimit të viktimave, por edhe bërjes si duhet të punëve.

Gratë janë paditëset kryesore dhe janë më të rrezikuara në qytetet e Pogradecit, Dibrës, Elbasanit, Sarandës, Durrësit, Shkodrës me respektivisht 86.3, 85.2, 84.0, 80.0, 77.7, 77.2% të padive. “Problemet ekonomike, mentaliteti, pirja e alkoolit dhe lojërat e fatit janë shpesh herë shkaqe që çojnë në dhunë fizike ekonomike, psikologjike etj.”, janë disa nga arsyet kryesore, sipas juristes Aliaj, por jo të vetmet.

Ju si strukturë keni punuar shumë për Urdhrat e Mbrojtjes, duke u afruar shpesh konsulencë por edhe ndihmë viktimave të dhunës. Cilat rendisni si faktorë që Urdhri i Mbrojtjes nuk funksionon si duhet në vendin tonë?

“Në lidhje me mos ekzekutimin e urdhrave të mbrojtjes nga dhunuesit mendoi se çështja është më komplekse. Përgjegjësia në këto raste nuk i përket një aktori të veçantë por të gjitha institucioneve që në bazë te ligjit që ofron mbrojtje për viktimat e dhunës në familje kanë detyrime ligjore që të informojnë viktimën, t’i garantojnë asaj/atij mbrojtje dhe ta referojnë te shërbimet e nevojshme.

Duhet forcuar mekanizmi i bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare, duke përqasur  metoda të reja  ose duke përfshirë element të rinj në  menaxhimin e rastit. Këto metoda të reja do të kenë si qëllim që bashkëpunimi ndërmjet tyre te jete me efektiv dhe te garantohet mbrojta e nevojshme e jetës se viktimave”.

A është një arsye shtesë veç varfërisë së shtetit tonë dhe mungesa e respektit ndaj urdhrave të tillë, por edhe Ligjit në përgjithësi?

“Ndoshta dhe ligji i dhunës ka nevoje për ndryshime pasi praktika ka treguar se jo ne te gjitha rastet ky ligj është efektiv dhe ofron mbrojtje. Do të lind nevoja e përfshirjes në ligj të mekanizmave të reja të cilat do garantojnë mbrojtjen e viktimave.

Shteti duhet të luaje një rol të rëndësishëm në bërjen e politikave dhe fuqizimin e grave viktima të dhunës në familje duke i përfshirë në kurse profesionale dhe duke mundësuar punësimin e tyre.

Duhet të fillojmë të punojmë edhe me dhunuesit, do të ishte e domosdoshme ngritja e programeve të rehabilitimit me qellim qe dhunuesi të edukohet me ligjin, forcën e tij dhe te kuptoi që nuk duhet te dhunoje pasi kjo konsiderohet vepër penale.

Problemet ekonomike, mentaliteti, pirja e alkoolit dhe lojërat e fatit janë shpesh herë shkaqe që çojnë në dhunë fizike ekonomike, psikologjike etj.”.

A ka ndonjë lloj statistike për numrin e Urdhrave të Mbrojtjes dhe a mund te na ofroni një model vendi ku Urdhrat funksionojnë më mirë?

Nga monitorimi i fundit që i kemi bërë 7 rretheve gjyqësore na kanë rezultuar të dhënat si me poshtë vijon;

Gjinia e palës paditëse

Gjykatat e rretheve gjyqësore Pala paditëse/Grua
Shkodër 77.2  %
Elbasan  84 %
Pogradec 86.3 %
Vlorë 79 %
Dibër 85.2 %
Sarandë     80 %
Durrës  77.7 %

Larmishmëria e marrëdhënies ndërmjet palëve

Gjykatat e rretheve gjyqësore Bashkëshortë Ish bashkëshortë Bashkëjetues Ish bashkëjetues
Shkodër 42.7 % 7.8 % 2.9 %
Elbasan 54.7 % 12.3 % 3.8 %
Pogradec 51 % 9.8 % 5.9 % 2 %
Vlorë 55.3 % 7.9  %
Dibër 44.4 %    – 11.1 % 3.7 %
Sarandë       63.3 % 10 %
Durrës 50.5 % 8 % 6.9 % 1.6 %

Leave a Reply