I “vetëm në timon”, përgjigja e Ramës për qeverisjen e “vetmuar” të PS-së

Kryeministri Edi Rama ndodhet i ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News. Ai pyet se si ndihet i vetëm në timonin qeverisës.

 

RamaËshtë një barrë më e rëndë, përgjegjësi më e madhe dhe pa dyshim edhe sfidë më e madhe sepse nuk ka se kujt t’i lësh fajin. Ashtu sikundër nuk ka psikologjikisht një lloj pajtimi të brendshëm që disa gjëra nuk bëhen.

 

Tare: Duket sikur nuk po qeverusni, nuk jeni i interesuar për timonin.

Rama: Varet se nga ku e shikoni ju makiën dhe çfarë kuptoni me qeverisjen. Ne kemi nisur procese shumë të rëndësishme që do të kërkojnë kohën e tyre për tu ndjerë nga qytetarët si procesi i shkurtimit të konsiderueshëm të numrit të ndërveprimeve të qytetarëve me zyrar e shtetit, më pak ecejake në zyrat e shtetit, më pak autorizime, më pak shqetësime nga kërkesat për bakshish dhe më pak shpenzime financiare. Kjo është reformë që punojmë intensivisht. Një pjesë e shërbimeve kanë filluar të kalojnë në sistemin i-albania dhe të jepen online, certifikata mund të merret nga shtëpia. Një pjesë tjetër janë në proces. Mund të sjell shembuj në gjithë sektorët. Kemi bërë projektimin e  një buxheti që na jep mundësinë të kërmi këtë vit volumin më të madh të investimeve publike sa i përket infrastrutkturës. Këtë vit ndërtojmë  80 qendrat e para shëndetësore të standrateve bashkëkohore që janë fillimi i një programi për 300 qendra shëndetësore. Për këtë vit fillojmë shpërndarjen e librave falas për fëmijët nga kalsa e parë në të pestën, këtë vit ndërtojmë bashkë me fermerët një sërë procesesh të rejsa ndërveprimesh me shtetin dhe të finsancojmë programe të reja për prodhimin, agropërpunimin, agroturizimin.

Tare: Ka qenë qeverisja me efikasitet të plotë?

Rama: Sigurisht, patjetër.

Tare: Ka pak kaos nga shkrirja e disa drejtorive dhe Ministrive, a po funksionon ajo, a pati nxitim?

Rama: Asgjë nuk po bëhet me më pak përkushtim dhe më pak cilësi se bëhej më parë. Ajo që duam është të bëhet më me shumë cilësi se bëhej më parë. Sa i përket performancës së përditshme të institucionebe nuk ka pësuar asnjë lloj cënimi si rezultat i rikonfigurimit dhe si rezultat i riorganizimit të brendshëm të mekanizmit të qeverisjes./e.e

Leave a Reply