Lufta në Siri hyn sot në vitin e tetë, ndërsa bombardimet vazhdojnë në enklavën e rebelëve Guta dhe në rajonin kurd Afrin.
Lufta ka nisur më 15 mars të vitit 2011, me shtypjen e protestave të opozitës.
Që atëherë, në këtë vend kanë vdekur mbi 350,000 njerëz.
Të vrarët përfshijnë 106,390 civilë, prej të cilëve 19,811 fëmijë, thonë aktivistët.
Miliona njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Konflikti është bërë edhe më kompleks me përfshirjen e fuqive të huaja dhe me praninë e militantëve të Shtetit Islamik.