Papa Francesku, i cili ishte i pari Papë në 2 mijë vjet të krishterimit që kremtoi një meshë në Lindjen e Mesme. Ai e bëri këtë në vitin 2019 në Abu Dhabi. Në ditën e vdekjes së tij, mori homazhe nga krerët e të gjitha vendeve myslimane të rajonit.
Edhe pse dita ka mbërritur në fund asnjë mesazh ngushëllimi nuk ka nga qeveria izraelite apo nga kryeministri i saj Benyamin Netanyahu.
Papa Francesku kishte dënuar shpesh sulmet izraelite në Gaza. Vrasjen e fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm ai e kishte quajtur mizori dhe krim kundër njerëzimit. Papa ishte akuzuar shpesh nga bota hebraike për qëndrimet e tij.