SKANDALOZE / Izraeli ndan, pastaj fshin ngushëllimin për vdekjen e Papës

Qeveria izraelite ndau dhe më pas fshiu një postim në rrjetet sociale që ofronte ngushëllime për vdekjen e Papa Françeskut.

Mediat izraelite e lidhin vendimin me kritikat e Papa Françeskut për luftën në Gaza.

Jerusalem Post citoi zyrtarë në Ministrinë e Jashtme të kenë thënë se Papa kishte bërë “deklarata kundër Izraelit” dhe se postimi në rrjetet sociale ishte publikuar “gabim”.

Media botërore kanë transmetuar se ministri i Jashtëm Izraelit, Gideon Sa’ar, madje ka kërkuar fshirjen e të gjitha postimeve të publikuara nga ambasadat izraelite në mbarë botën. Kjo ka shkaktuar indinjatë tek ambasadorët izraelitë, veçanërisht tek ata në vendet katolike.

Janë deklaratat e Papës për Gazën që nuk i pëlqejnë administratës gjenocidiale të Izraelit, psh:

“Ajo që po ndodh në Gaza nuk është luftë. Është mizori.” 

“Po bombardon fëmijët dhe po i kosit me automatikë”.”

“Kjo nuk është luftë, është gjenocid.”

Leave a Reply