Policia e Kosovës ka konfirmuar se F.D. nga Kaçaniku, i dënuar për terrorizëm ka arritur t’i shmanget shkuarjes në burg. Të mërkurën ai, arriti që të ikë nga Policia e Kosovës, e cila kishte shkuar që ta dërgonte atë në vuajte të dënimit, pasi F.D. ishte dënuar për pjesëmarrje në luftëra të huaja, përkatësisht terrorizëm
Nga dita e djeshme F.D. që gjenden në arriti është në kërkim nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, e ka konfirmuar lajmin për Radio Evropa e Lirë.
“Ne kemi shkuar atje pasi ka qenë urdhëresë e gjykatës. Ai ka pasur që të shkojë në vuajte të dënimit. Polica nuk ka hasur në të, pra ai tash është në arrati, pra në kërkim të policisë”, ka thënë Gashi.
F.D. ishte akuzuar se kishte marrë pjesë në luftën e Sirisë e ku gjykata kishte arritur që t’i vërtetonte dyshimet për të cilat ai akuzohej.
Sipas Policisë, F.D. do të dërgohet në vuajtje të dënimit, në momentin që arrestohet.