Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka konfirmuar se sulmuesi egjiptian, Mohamed është shëruar plotësisht nga një lëndim që kishte pësuar në finalen e Ligës së Kampionëe ndaj Real Madridit.
Klopp ka thënë se Salah është i lumtur dhe është i gatshëm për të luajtur në ndeshjet parasezonale, transmeton Koha.net.
“Ai është rikuperuar plotësisht, është mirë. Ishim në kontakte të afërta me egjiptin. Ai është një person shumë serioz dhe e dinë se është karriera e tij. Nëse s’mund të luash nuk mundesh. Duket i mbushur me lumturi, është i kënaqur që është kthyer”, është shprehur Klopp, raporton Goal.
Klopp ka thënë se është i lumtur edhe për kthimin e Sadio Manes.