Kloppi tregon se ishte afër të qante në një moment në sfidën ndaj Arsenalit

Liverpooli sonte shënoi një fitore bindëse ndaj Arsenalit në Anfield Road, dhe ishte një moment që e ka emocionuar trajnerin gjerman Jurgen Klopp.

Ekipi më në formë në Premier Ligë shënoi fitore prej 5 me 1, në një ndeshje ku shkëlqeu Roberto Firmino, transmeton Koha.net.

Kloppi u emocionua kur Mohamed Salah ia dha topin Firminos për ta ekzekutuar penaltinë që kompletojë hat-trickun në këtë përballje.

“Në pjesën e dytë e dinim se ndeshja nuk kishte përfunduar prandaj donim ta kontrollonim. Mo Salah ia tha penaltinë Bobbyt (Firminos), dhe për pak sa nuk qava për shkak se të gjithë e dimë se sa shumë Mo dëshiron të shënojë gola. Ishte diçka vërtet e mirë. Në përgjithësi 5-1 ndaj Arsenalit nuk ndodh shpesh prandaj jam shumë i kënaqur me lojtarët. Më 2018 s’kam për çka të ankohem”, ka thënë Klopp.

Leave a Reply