Pranga 34-vjeçarit nga Velipoja, ishte shpallur në kërkim për vjedhje

Policia e Shkodrës njofton se është vënë në pranga një shtetas 34-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë”.

I arretuari është shtetasi Agron Ndoci, banues në Velipojë.

Policia bën me dije se arrestimi i tij u krye pas një pune të mirëorganizuar.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale të “Vjedhjes me dhune”

Nga strukturat e Stacionit të Policisë Velipojë, pas një pune të mirëorganizuar, u bë kapja dhe ndalimi shtetasit të shpallur në kërkim:

Agron Ndoci, 34 vjeç, banues në Velipojë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendin Nr.741 datë 27.07.2018, ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale të “Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 139 dhe 25 të Kodit Penal.

Materialet iu referuan Prokurisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply