Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një foto që vjen nga Durrësi dhe që ka shqetësuar pushuesit që po bëjnë plazhin në këtë qytet bregdetar.
Në portin e Durrësit shihet qartë se si del masivisht tym, që sipas denoncimit që është bërë në Facebook-un e Berishës nga një pushues, është duke u bërë djegie e plehrave.
“Nje miremengjes nga turistet e Durresit per piktorin deshtak! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital, shkruan Berisha në profilin e tij zyrtar në rrjetin social.
“Shiko cfare behet ne portin e Durresit z Berisha kemi ardhur per pushime jo te thithim aromen e plehrave”, thotë denoncuesi.