Kreu i PD, Sali Berisha gjatë takimeve në Krujë tha se SPAK ka vënë nën hetim kryeministrin Edi Rama për vilën në Surrel.
Berisha: Të dashur miq, një nga problemet më të mëdha që përballen sot shqiptarët është shëndetësia.
Statistika e fundit zyrtare e INSTAT tregon se në Shqipëri aktualisht shpenzohen nga xhepi i qytetarëve për kujdes shëndetësor 820 milionë euro.
Këto janë dy herë më shumë se për bukën. Pra në qoftë se buka shpenzimin vjetor e ka 220 euro për person, ilaçet e kanë 400 euro për person. Dhe imagjinoni se këtu gjysma ose më shumë nuk kanë nevojë për to. Pra ata që kanë nevojë, ata paguajnë qimet e kokës ose mbeten pa mjekim.
Imagjinoni tani pensionistët se si mund të përballojnë marrjen e ilaçeve me atë pension që nuk del as për kafshatën.