A po kontrollohet dhe a po diktohet aktiviteti i BFI-së së uzurpuar nga Sulejman Rexhepi prej policisë së shtetit të Maqedonisë Veriore? Tashmë botërisht dihet se, segmente të caktuar kanë mbrojtje dhe përkrahje nga kjo polici, por, se kjo polici është kadrovike dhe hartuese e aktiviteteve të BFI-së, këtë nuk do ta besonte askush! Por, ja që del një manipulator që gjithnjë del i manipuluar, njëfarë “hoxhe” me emrin Ismet Bytyqi dhe e pohon këtë brengë të opozitës së BFI-së e cila tash e sa kohë hedh dyshimet e veta se Sulejman Rexhepi jo që gëzon përkrahjen e policisë por edhe ndihmën e saj në “konstrukcione profesionale” që i kënaqin orekset e Sulejman Rexhepit.
Jo një herë është konstatuar, madje nga vetë policët e në prezencë të policëve se, Sulejman Rexhepi me familje disa herë ka thyer qetësinë publike duke lëshuar rafalle plumbash të armëve të ndryshme në shenjë manifestimi të gëzimeve dhe kënaqësive personale! Jo një herë është thënë se në BFI vlojnë lloje të ndryshme të armëve që do t’ia kishte lakmi edhe ISIS-i!
Me publikimin e bisedës së Ismet Bytyqit të zhvilluar në një kafiteri, shihet qartë se “kadroviku” i cili punëson apo largon nga puna në BFI është policia e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht polici Zeglul Rexhepi.
Muslimanët e Maqedonisë me këtë rast i bëjnë apel Ministrit të Punëve të Brendshme, si dhe vetë Kryeministrit Zaev, që t’i mbajnë sa më larg duart nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë Veriore, sepse kjo polici ka halle edhe më të mëdha se sa të merret me shkarkime e me punësime në BFI. Marifetllëqet e turpshme, inçizimet e montuara, përcjelljet policore e fotografimet, montimi i kamerave e i çimkave që bëhen në BFI nga dita e sotit do t’i taksohen Policisë së shtetit, sepse që të gjitha mbajnë erë në “konstrukcione dhe aktivitete policore”!
Policia e Maqedonisë është mirë që ta luftojë krimin dhe jo të bëhet palë me krimin, duke i zhytur duart në një “mjedis” ku as qeni të zotin nuk e njeh! Kaq hapur të jetë zhytyr policia e shtetit në një bashkësi fetare në rajon e më gjërë as nuk është parë e as nuk është dëgjuar. Kjo mund të ndodhë vetëm në BFI-në e uzurpuar prej Sulejman Rexhepit e të përkrahur nga policia e shtetit! Mjaft më – dëgjojeni zërin e myslimanëve të vendit!