Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka prezantuar këtë të hënë prefektin e qytetit të Shkodrës, Valdrin Pjetri. Gjatë këtij prezantimit, Lleshaj ka folur për sigurinë në Shkodër ku është shprehur se ky qytet është sfiduar disa herë nga krimi.
“Niveli i sigurisë në Shkodër është sfiduar disa herë nga goditjet e krimit. Ftoj qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë për të goditur krimin e organizuar”.
Brenda 9 muajve në Shkodër janë vrarë 9 persona. Ditën e shtunë u ekzekutuan 2 vëllezërit, Astrit dhe Brahim Bilali. Pas kësaj ngjarje, ministri Lleshaj ka komunikuar shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati, duke emëruar në këtë post Niko Brahimajn.