Serbia do vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Kinën përkundër kundërshtimeve të Bashkimit Evropian. Ajo do nënshkruajë marrëveshjen e re të forumit Belt and Road në Pekin, shkruan agjencia amerikane e lajmeve Bloomberg.
Serbia që shpreson të anëtarësohet në BE diku nga viti 2025, po shpreson që të rindërtojë infrastrukturën e saj me ndihëm e investitorëve të huaj. Këtu përfshihen kontraktorë kinezë dhe huadhënës. Planet e projekteve në Serbi kalojnë shumën e 5 miliardë eurove.
Serbia gjithashtu mbështetet në Kinën për çështjen e Kosovës. Kosova ka mbledhur njohje nga më shumë se 100 shtete, dhe gjithashtu njihet nga 23 prej 28 shteteve anëtare të BE’së.
Ndryshe Kina ka ndihmuar kompani të mëdha serbe që të mos bankrotojnë./Express/