Partia Socialiste ka nënshkruar marrëveshjen që e vë në një koalicion me 23 parti të tjera të majta për zgjedhjet e 30 Qershorit. Marrëveshja u firmos mesditën e kësaj të marteje, ku përfaqësues i PS-së ishte Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla.
Mësohet se koalicioni do të quhet Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe do të njihet me siglën ASE. Sipas burimeve, partitë e vogla kanë marrë garancinë e Partisë Socialiste për mbrojtjen e votave.
Pjesë e koalicionit do të jenë edhe PDS e Paskal Milos dhe PSD e Skënder Gjinushit./abcnews.al/