A mund ta vjedhë fitrin dikush më shumë se sa Shaqir Fetahu

Nga Haxhi Vehap Baftiari, fshati Reçan

Këshilli i xhamisë së fshatin Reçan të Gostivarit informon se, nga pakënaqësia e shumës së të hollave të fitrave të grumbulluara, uzurpatori i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, paska marrur vendim që këtë vit asnjë nga nxënësit e fshatit Reçan nuk do të kenë të drejtën e regjistrimit në Medrese.
Si pasojë e kësaj, kreu i Muftinisë së Gostivarit z. Shaqir ef. Fetahu ka akuzuar Shoqatën Humanitare ”Rinia Reçanit” për plaçkitje të fitrave.
Shtrohet një pyetje esenciale:
KUSH MUND TË VJEDHË FITRA MË SHUMË SE ORGANI KU ADERON EDHE SHAQIR FETAHU?

Fitrat ka kohe që vidhen në BFI nga Shaqir Fetahu, sepse e fsheh dhe ia miklon shpinen kryehajnit të fitrave.

Fitrat ka kohë që vidhen në BFI nga Shaqir Fetahu, sepse ai kurrë nuk u trishtua se zagarët e Mulla Sulës që hanë mish kurbani më shumë se nxënësit e Medresesë.

Fitrat ka kohë që vidhen në BFI nga Shaqir Fetahu i cili i la sivjet të grabiten nxënësit e Medresesë nga Sulejman Rexhepi.

Fitrat ka kohë që i vjedh Shaqir Fetahu duke prezantuar nëpër ahengje të Sulejman Rexhepit, me pevaçica, me meze e me raki që paguhen nga fitrat e grumbulluara në BFI ku organ është edhe Shaqir Fetahu.

Fitrat ka kohë që vidhen në BFI nga Shaqir Fetahu i cili kurrë nuk e zbuloi Sulejman Rexhepin se si e vjedh haxhin.

Fitrat ka kohë që vidhen në BFI nga Shaqir Fetahu i cili gjithnjë i jep përkrahje Sulejman Rexhepit në vjedhjen e vakëfit në dobi të PISHINES RIVIERA të Mulla Sules ku ka të punësuara edhe shkina!

Fitrat, taksa fetare për të varfërit, skamnorët e jetimët, ka kohë që vidhen në BFI nga Shaqir Fetahu, duke mos i kërkuar llogari Sulejman Rexhepit ku shkuan paratë e grumbulluara nga myslimanët e Maqedonisë së Veriut për vëllezërit në Somali, në Siri, në Shkodër, në Hasanbeg, në Vlorë.

Fitrat ka kohë që vidhen në BFI nga Shaqir Fetahu që kur kontribuoi me mish e me shpirtë që të rrënohet sistemi finansiar dhe të falimentojë BFI-ja.

Ja pra Shaqir efendi, pikërisht pse vodhe ti fitra, zeqat, kurbana, haxh e kontribute humanitare, keni humbur besimin tek myslimanët e vendit, të cilët më kabullë e bëjnë fitrat t’ua japin ushqim derrave se sa t’ua japin juve hajnave të BFI-së së uzurpuar nga padroni yt, Sulejman Rexhepi.

“Rinia Reçanit” me fitrat e katundit i ka ndihmuar ato kategori që ceken edhe me Kuran. Na e thuaj Shaqir Fetahu, në cilën faqe të Kuranit shkruan se myftiu lejohet të jetë bashkëpjesëmarrës në vjedhjet epike që shkaktojnë falimentim dhe shkatërrim të Institucionit fetar? Jo, në asnjë faqe, me përjashtim në fletat e strategjisë tënde për të kontribuar në rrënimin e BFI-së, e cila, natyrisht, bëhet edhe nga vjedhja e fitrit prej teje dhe sojit tënd.

deshtimet

Në foto Pronari i Pishinave dhe kafterive ku organizohen ahengje me lloj lloj pjevaçica dhe sherbetori i tij nga Gostivari! /Deshtimet e Sules/

Leave a Reply