8 të plagosur, disa në gjendje të rëndë
Me të nxehtin përvëlues janë rikthyer edhe zjarret në Portugali. Flakë të mëdha kanë përfshirë pyjet pranë qytetit të Kastel Brankos pranë kufirit lindor me Spanjën. Deri më tani autoritetet flasin për 8 të plagosur mes të cilëve banorë të zonës dhe zjarrfikës të përfshirë në operacionet për shuarjen e zjarreve.
Autoritetet evakuuan qindra banorë në fshatrat përreth. Flakët po përhapen me shpejtësi, për shkak edhe të erërave të forta që fryjnë nga oqeani Atlantik. Krahas automjeteve zjarrfikëse, në ndihmë, ekipeve të emergjencës po u vihet edhe me avionë që hedhin ujë. Portugezët kanë ende të freskëta plagët e zjarreve të mëdhenj që përfshinë pyje e zona të banuara në Portugalinë Qendrore, duke vrarë 64 persona e duke plagosur 250 të tjerë. Ato zjarre kujtohen si më të katastrofikët në historinë e vendit.