Nuk po shihni një copë druri, por një tortë. Edhe kjo nuk është një kanaçe, por një ëmbëlsirë e bërë nga pastiçieri Luke Vincentini.
Ky kuzhinier fantastik mund të realizojë torta identike me objektet.
Këto që shihni janë ëmbëlsira të vërteta dhe kanë çdo detaj të objektit origjinal, aq sa në pamje të parë nuk të japin përshtypjen e një torte.
Luke bën ëmbëlsira vërtet origjinale që duken si një luleshtrydhe, si një pako me patatina apo si filxhan kapuçino.
Vincentini nuk e harxhon kohën e tij vetëm me ëmbëlsira, ai merret gjithashtu edhe me skulpturë, gjë që e ka ndihmuar atë të jetë më kreativ në punën që bën.