Drejtuesit e vendeve të BE-së janë mbledhur në ditën e dytë të samitit në Bruksel, ku do të vendosin sot nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’i hapen negociatat.
Zëdhënësi i Presidentit të Këshillit Evropian Donald Tusk konfirmoi axhendën e takimit, i cili tha se sot do të diskutohet për Axhendën strategjike dhe ndryshimet klimatike.
Dita e dytë e samitit nisi e paqartë për Shkupin dhe Tiranë, në një kohë kur liderët e BE-së, të mbledhur në Bruksel do të vendosin nëse do t’u ofrojnë bisedime të ndërlikuara të pranimit dy shteteve të Ballkanit apo rishikim të çështjes në një samit të mëvonshëm.
“Shpresoj të jetë e mundur arritja e një marrëveshjeje”, u shpreh kryeministri finlandez Antti Rinne.
Ndërsa kryeministri italian Giuzepe Conte tha se vendimi për mos hapjen e negociatave është një gabim historik.
“Shkoi keq u thashë kolegëve. Në 1400 kjo zonë ra nën sundimin e Perandorisë Osmane, pas Luftës së Dytë Botërore ranë nën regjimin komunist. Ata kanë një jetë të tërë që duan të futen në Europë, ata e ëndërrojë hyrjen në Europë. Data e djeshme e 2019 do të mbahet mend si një datë e një gabimi të rëndë historik dhe për këtë më vjen keq. Jam përpjekur shumë që të bind kolegët duke u sqaruar se kjo zonë me një shumicë popullsie myslimane që kanë një zhvillim kulturor europian është diçka shumë e madhe, një forcë shumë e madhe Ne duhet të hapeshim. Janë shumë i dëshpëruar dhe dua t’u gjendem pranë komuniteteve shqiptare e të Maqedonisë së Veriut. Në do të jemi gjithmonë pranë tyre. Italia do t’i mbështesë gjithmonë dhe shpresoj që ky vendim negativ të mos i zhgënjejë e të vazhdojnë përpara”, tha Conte.