Presidenti amerikan, Donald Trump pritet që me 13 nëntor të takohet me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.
Ky është një takim që zhvillohet në kohën e tensionimit të marrëdhënieve në mes të të dyja shteteve aleate të NATO-s, rreth veprimeve në Siri dhe shitjes së armëve të sofistikuara të Rusisë në Ankara.
Lajmi është bërë i ditur nga presidenca turke e cila ka theksuar se dy liderët kanë rikonfirmuar se ata do të takohen në Uashington më 13 nëntor, me ftesë të presidentit Trump.
Erdogan më parë ka paralajmëruar se është duke konsideruar anulimin e kësaj vizite për shkak të mospajtimeve rreth konfliktit sirian, si dhe vendimit të fundit të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara për të njohur vrasjet masive të armenëve si gjenocid një shekull më parë.
Ndërkohë presidenti Trump, përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, e ka quajtur Erdoganin “shumë të mirë” se dhe mezi pret ta takojë.
Ndërkohë Turqia ka nisur një operacion ushtarak muajin e kaluar në Siri pasi SHBA-ja ka njoftuar se do të tërheqë trupat e saj nga veriu i Sirisë, pavarësisht pse ka qenë duke mbështetur luftëtarët kurdë, me të cilët kanë luftuar militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik në rajon.