Presidenti amerikan po shqyrton mundësinë e një urdhri ekzekutiv që do ndalojë organizatat jofitimprurëse të dërgojnë grante jashtë SHBA-së. Nëse urdhri miratohet, do të prekë figura si George Soros dhe Bill Gates, të cilët përmes fondacioneve të tyre kanë shpërndarë miliona dollarë globalisht. Burime pranë Shtëpisë së Bardhë thonë se qëllimi është të kontrollohen më mirë fondet federale që dalin jashtë vendit dhe të mbrohen interesat kombëtare. Administrata Trump ka ndërmarrë më herët hapa të ngjashëm, duke reduktuar ndikimin e USAID dhe grupeve si AmeriCorps. Fondacionet e Sorosit kanë financuar projekte në mbi 100 vende në vitin 2023.
Trump: Lufta në Ukrainë për faj të Biden dhe Zelenskyy-t
Presidenti i SHBA Donald Trump, ka akuzuar Volodymyr Zelensky-n se ka lejuar fillimin e luftës në Ukrainë. Në një postim…