Ministrat e Brendshëm të BE-së miratojnë planin për rishpërndarjen e 120 mijë refugjatëve.
Sipas planit, refugjatët do të shpërngulen nga Italia, Greqia dhe Hungaria drejt vendeve të tjera të BE-së.
Rumania, Çekia, Sllovakia dhe Hungari votuan kundër, por shumica e vendeve europiane e mbështeti këtë plan që do të vihet në zbatim brenda dy viteve të ardhshme.
Finlanda ishte i vetmi vend që abstenoi.