Ministria e Jashtme Shqiptare ka publikuar një numër kontakti telefoni për personat shqiptarë që ndodhen në Mekë, pas tragjedisë ku kanë humbur jetën qindra persona.
“MPJ po ndjek situatën. Përfaqësuesit e shqiptarëve në Mekë mund të kontaktojnë Ambasadën shqiptare në Mbretërinë e Arabisë Saudite në nr. +966 50 190 5586”, njofton ministria jonë e Jashtme.
Ministria shpreh gjithashtu keqardhjen për situatën e rëndë në Mekë. “Ndjejmë thellësisht keqardhje për ngjarjen e sotme. Mendimet dhe lutjet tona janë për dhe me viktimat dhe familjet e tyre. Një shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”, vijon një tjetër postim në Tvvitter i Ministrisë së Jashtme shqiptare.