Kreu i Komisionit Euriopian, Jean-Claude Juncker i ka dërguar një mesazh ngushëllimi kryeministrit Edi Rama.
“Me hidhërim mësova për tërmetin shkatërrimtar në Shqipëri, i dyti brenda dy muajve të fundit. Shpreh ngushëllimet e mia për viktimat, për familjet e tyre dhe të gjithë popullin shqiptar”, thuhet në mesazhin e Juncker.
Junker thotë se Komisioni Europian shpreh solidaritet me Shqipërinë në këto momente të vështira. “Keni mbështetjen tonë të plotë”, thotë Juncker.