Samiti Botëror Hallall dhe Samiti Expo Hallall kanë bashkuar kompani udhëheqëse, zyrtarë të lartë vendimmarrës, ekspertë, akademikë, shkencëtarë dhe studentë nga 80 vende
Eventet simotra që përqendrohen në produktet hallall, të prodhuara nën udhëzimet islame, janë hapur në kryeqytetin tregtar turk Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Samiti i pestë Botëror Hallall dhe Samiti i shtatë Expo Hallall i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) kanë bashkuar kompani udhëheqëse, zyrtarë të lartë vendimmarrës, ekspertë, akademikë, shkencëtarë dhe studentë nga 80 vende.
Përdesia samiti katër-ditor synon të sensibilizojë produktin hallall me seminare që përqendrohen në tema të lidhura me hallallin, Expo e cila është ekspozitë më e madhe në sektorin hallall, mbledh së bashku aktorët e këtij sektori për të promovuar tregun hallall.
Kreu i Këshillit të Samitit Botëror Hallall, Emre Ete, në ceremoninë e hapjes së eventeve simotra tha se do të vazhdojnë të punojnë në rritjen e tregut të hallallit prej 4 trilionë dollarësh.
Ete theksoi se samiti synon të përmirësojë solidaritetin ekonomik midis 2 miliardë njerëzve muslimanë në të gjithë botën.
Ismail Cebeci, një ekspert juridik islam tha se qeveritë, rregullatorët, studiuesit dhe konsumatorët janë të gjithë përgjegjës për standardet hallall.
“E gjithë puna për tregun hallall është e domosdoshme për jetën dhe të ardhmen tonë”, tha Cebeci.
Ndërkaq, kreu i Institutit të Standardeve dhe Metrologjisë për Vendet Islamike (SMIIC), Ihsan Övüt, tha se muslimanët përbëjnë mbi 27 për qind të popullsisë në botë.
“Nevojat e tyre për produkte dhe shërbime të tilla si shëndetësia, ushqimi, kozmetika, turizmi, logjistika, farmaceutika dhe financa po rriten. Pra, ekziston një nevojë e fortë për të pasur standarde të përbashkëta për të gjitha protuktet dhe shërbimet”, tha Övüt.
Të dyja eventet do të organizohen nën kujdesin e Presidencës së Turqisë në Qendrën e Ekspozitës “Euroasia” në Stamboll./AA/