Behgjet Pacolli jep 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti

Lideri i AKR-së, njëkohësisht Ministër I Jashtëm I Kosovës Behgjet Pacolli ka lajmëruar se do të japë 1 milion euro për ndihmë në favor të banorëve të prekur nga termeti I fortë në Durrës dhe Thumanë.

Ai e bëri këtë lajmërim në rrjetet sociale duke thënë se bashkë me familjen e tij menduan te dhurojne kete shume te konsiderueshme për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti,.

Biznesmeni I njohur nga Kosova tha se është tronditur kur pa dëmet në jetën e njeriut dhenë infrastrukturën që tërmeti shkatërrues la në Shqipëri.

Gjithashtu Pacolli deklaroi se pret në mënyrë të organizuar edhe qindra familje në Prishtinë për ti sistemuar.

Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri.

Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.

Kemi vendosur së bashku me familjen time ( ne djemt e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë 1 milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkê me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt.

Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë. Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet.

Unë pres poashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje ketu ne Prishtine.

Pak me vone ka reaguar kryeministri Rama ne lidhje me kete donacion.

RROFSH e QOFSH me fëmijët, gruan, vëllezërit dhe kë të do e bardha zemër O BEHGJET PACOLLI

Leave a Reply