Ministria Besa Shahini ka dalë në një deklaratë për shtyp ku po flet për situatën nëpër shkolla pas tërmetit vdekjeprurës që ra në vend më datë 26 nëntor 2019 në orën 03:55.
Ajo është shprehur se ka kërkuar informacion nga drejtorët e shkollave për gjendjen e tyre.
Shahini tha se ky informacion nuk është profesional pasi drejtuesit e shkollave nuk janë inxhinierë, por mësues.
Shahini në fjalën e saj:
“Këtë informacion e kemi shpërndarë tek bashkitë dhe inxhinierët përkatës të cilët kanë bërë verifikimet në terren për një pjesë të madhe, kjo është me datë 27 nëntor.
Më datë 28 atyre ju bashkuan një grup tjetër inxhinierësh nga Kosova dhe ata mbuluan një numër prej 150 shkollash, paraleshisht me inxhinierët bashkiak.
Më datë 30 nëntor, i gjithë informacioni nga terreni është analizuar dhe është konstatuar se ka një numër të konsiderueshëm të shkollave që kanë dëmtime të thella, ose kanë dëmtime serioze të cilat mund të riparohen, por kanë nevojë për disa ditë kohë.
Në Durrës janë edhe dëmtimet më të rënda. Në qarkun Durrës dhe Lezhë ka shkolla që kanë dëmtime të thella që kanë nevojë për disa ditë për merimetim janë 26.
Në qarkun Tiranë, ka shkolla që kanë dëmtime mesatare dhe do të rihapen për disa ditë. Përveç shkollës në fshatin Pezë e cila është mbyllur dhe nxënësit do të zhvendosen në një objekt tjetër.
Shkollat që kanë nevojë për riparime më të thella janë 23 në Tiranë.
Shkolla me dëmtime të lehta ka më shumë por nuk do ti raportoj sot se nuk paraqesin asnjë lloj rreziku.