Një pensionist, ish-profesor me iniciale A.I dyshohet se është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i 8 i një ndërtese në Lagjen Veri në Çair të Shkupit, ku edhe banonte.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, kur A.I pasi që është zgjuar nga gjumi, si zakonisht herët në mëngjes, ka dalë në ballkonin e banesës së tij dhe është hedhur, për tu vetëvrarë. Familjarët e tij të shokuar nga kjo, nuk kanë dashur të flasin për rastin.
Ekipet hetuese dhe policia kanë dalë në vendngjarje për të verifikuar vrasjen. Nga ana tjetër, fqinjët e profesorit të ndjerë atë e njohin si intelektual dhe njeri që nuk ka pasur asnjë telashe me fqinjët e tij.