Si është e mundur që në sy të shtetit Mulla Sula të bëj shpërndarjen e ndihmave humanitare pikërisht në stilin e narkodilerit më të famshëm në historinë e njerëzimit. Escobares! Edhe Escobare e dinte që një ditë do të përfundojë prapa grilave, prandaj edhe nisi të shpërndajë para nëpër shtresat e varfëra, që një ditë të ketë të paktën një shtresë që do ta vajtonte pasi të përfundonte në burg
Shkruan Haxhi Isa Xhaviti
Pas një presioni intensiv të ndërmarrur nga shumë portale shqiptare por edhe nga vetë banorët e Hasanbegut, të cilët çdo ditë trokisnin në dyert e BFI-së për ta marrur atë që u ishte dedikuar vetëm atyre, më në fund do të “gjunjëzohet” Mulla Sula.Po qarkullojnë informacione se mbi Sulejman Rexhepin tërthorazi u ushtrua presion edhe nga qeveritë shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovëd, të cilat, Mulla Sulës i kishin dërguar selame që mos të tallet me djersën e qytetarëve të këtyre dy shteteve.Megjithatë, ujku qimen e ndërron por Mulla Sula zanatin nuk e harron! I mori një grusht qytetarësh, të përzgjedhur, lojalistë të verbër dhe familjarisht të lidhur dhe i çoi në Medresenë Isa Beu ku ua dha nga një pliko me nga 1000 euro brenda! Pse në Kondovë? Pse jo në selinë e BFI-së, apo, pse jo në zyren e OH Hilal?Kryqi i Kuq i Maqedonisë arrin që të shpërndajë ndihma finansiare për mbi 4000 familje, secilit në xhirollogarinë personale, kurse Mulla Sula vetëm 130 familje! Hasanbegu po vlon! Një huti e tmerrshme dhe joislame u shkaktua brenda hasanbegasëve që në momentin kur dikush nga BFI (kryehajni Mustafë Dauti) ka nisur që ta bëjë seleksionimin e banorëve të Hasanbegut, duke i informuar se do të japin ndihma finansiare por, eksluzivisht njerëzve që nuk ia turbullojnë ujin Mulla Sulës. Thuase këto ndihma finansiare janë nga xhepi i Sulejman Rexhepit. Mbi 140 mij euro nga Kosova, mbi 20 mij dollarë nga Shqipëria, mbi 15 mij euro nga Bosnja, mbi 100 franga nga Zvicra si dhe mbi 250 mij euro nga xhemati i xhamive të vendit, pra, rreth 600 mij euro janë grumbulluar dhe dorëzuar në BFI, ndihmë kjo që i përket ekskluzivisht familjeve që përjetuan një tmerr të paparë pas vërshimës që ndodhi më 6 gusht të këtij viti.Sipas të gjith gjasave, këtë shumë tashmë e ka “përpi” vërshima tjetër, ajo e Mulla Sulës, vërshimë kjo që zhduk çfarëdo gjurme manipulative! Nga kjo shumë, në Medrese u shpërndanë vetëm 130 mij euro. Edhe ujku i ngopur edhe dhentë në numër!!! Kjo është filozofia që ka aplikuar fatkeqësisht Mulla Sula bashkë me kryehajnin tjetër, Mustafa Dautin.Tolerimi i kësaj sjellje prej një hajni të poshtër dëshmon se në Maqedoni pothuajse nuk funksionon asgjë! Si është e mundur që të keqpërdoret djersa e qytetarëve, emocionet e tyre, shpirti human i tyre! Si është e mundur të kalojë një aksion i këtillë pa një komision paraprak i cili do të përgjigjej në çdo moment përpara organeve gjegjëse shtetërore. Si është e mundur që në sy të shtetit Mulla Sula të bëj shpërndarjen e ndihmave humanitare pikërisht në stilin e Escobares! Edhe Escobare e dinte që një ditë do të përfundojë prapa grilave, prandaj edhe nisi të shpërndajë para nëpër shtresat e varfëra, që një ditë të ketë të paktën një shtresë që do ta vajtonte pasi të përfundonte në burg.Kryetari i Bashkësisë Islame shpërndanë para në pliko ngjashëm sikur të ishte në ndonjë syneti! Pse me ceremoni, pse me fjalime e me retorikë idiotike të shpërndahen këto mjete finansiare të cilat u grumbulluan si donacion nga shqiptarët anekënd botës, dhe nga të tjerët! Sepse, Sulejman Rexhepi është në situatë kur ka nevojë jetike për pak manifestim. Format e manifestimeve po i përjeton si oksigjen, sepse, po i zihet fryma shumë rëndë nga punët e pista që i ka bërë e që po i bën. Një lider i mirë fetar nuk i urdhëron pjesëtarët e vet që të udhëtojnë me dhjetra kilometra, të shkojnë me dy autobusë urbanë që të marrin një pliko të mbyllur, i cili mund të jetë i mbushur edhe me 100 euro! Një lider i denjë fetar, i cili është i mishëruar me problemet e pjesëtarëve të vet, ju shkon shpi më shpi dhe ua zgjatë dorën, të paktën për një përgëdheli. Mulla Sula nuk e ka këtë karakteristikë, sepse nuk mund të jetë edhe hajn edhe i mëshirshëm. Mulla Sula ka nevojë për zhurmë, sepse heshtja dhe anashkalimi po e mbyt, po e varrosë për së gjalli. Veç kësaj, ai do “transparencë”, dëshiron të bëjë një punë para syve të miletit me qëllim që t’i ketë dëshmitarë në rast të sulmeve të arsyeshme që do të shpërthejnë. Me këtë gjest “bamirësie” Mulla Sula dhe këlyshi i tij, Mustafa Dauti, i kanë mbushur xhepat edhe për nga nja 200 mij euro të vjedhura. Me siguri ndonjë ndihmë tjetër eventuale Mulla Sula do ta bëjë nga oborri i vet në Sullare të Epërme, sepse nuk do t’i ngelë fytyrë për të dalur jasht atij oborri. Fundi i një të pafytri është i tillë: i gurëzuar e i pështyrë prej të gjithëve, si djalli vetë!/Fokusi/