Një tradhti “e bukur” e Ali Ahmetit

Mentor Lika, në një tekst të vetin autorial, ka kritikuar dhe ka ngritur disa dyshime lidhur me varrezën masive të zbuluar në Zajaz.

Në vazhdim ju sjellim një pjesë të komentit të autorit Mentor Lika:

Nuk ka fije dyshimi se kjo histori është përcjellë brez pas brezi, nuk ka kurrfarë dyshimi se ky trishtim është përcjellë brez pas brezi, nuk ka kurrfarë dyshimi që rastësisht nuk mund të zbulohet një varrezë masive porse vetëm përmes fakteve dhe njohurive paraprake, të trashëguara brez pas brezi.

Prandaj, ky “zbulim” i Ali Ahmetit më tepër përceptohet si tradhëti, si shkelje e besës së dhënë nga të parët para oficerëve të mbretërisë serbe, mbi të gjitha, si ndërgjegjësim dhe si ikje nga një barrë e rëndë kriminele të papërballueshmë nga gjeneratat e reja të oborrit të varrezës masive. Kjo ndjenjë e shfajësimit mund të shpërthejë nga thellësia e një subkoshience të paimagjinueshme nga njeriu, mund të lëvizet nga mutacioni i ndonjë geni të gatshëm për ta tradhëtuar një gjest të paraardhësve kriminelë. Nuk është rezultat i ndonjë guximi patriotik por, thjesht, si një veprim i padëshirueshëm i motivuar nga nevoja e madhe e shfajësimit.

Ali Ahmeti e “zbuloi” tani këtë varrezë masive në oborrin e vet për ta heshtur faktin se është prijës i një klani mafioz i cili në emër të patriotizmit e shuan dhe e ngulfat nacionalizmin shqiptar historikisht të shëndoshë. Me këtë “zbulim” Ali Ahmeti dëshiron që të tregojë se është lider në oborrin e të cilit është gjetur varreza masive e gjashtëdhjuetë shqiptarëve të masakruar nga serbët kriminelë. Një tradhëti “e bukur” e Ali Ahmetit, kështu do të ngelë në analet e historisë ky “zbulim” i liderit aktual të BDI-së./Almakos/

Leave a Reply