Ilir Meta kaloi topin në gjysmëfushën e Edi Ramës përsa u takon ndryshimeve në kabinetin qeveritar.
Kreu i LSI-së, i pyetur nga Top Channel lidhur me zërat që qarkullojnë së fundmi në media për ndryshimet e mundshme në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së partisë që drejton.
“Gjithmonë qeveritë kanë nevojë të ndryshojnë. Ndryshimet japin impulse të reja, por ndryshimet në qeveri janë një e drejtë e kryeministrit Edi Rama”, tha shkurtimisht Ilir Meta.
Meta u pyet nëse ai vetë i ka kërkuar ndryshime kryeministrit Rama në takimin e zhvilluar mes dy udhëheqësve të mazhorancës në Kryesinë e Kuvendit, ditën e shtunë, por zgjodhi mos ta komentojë këtë.