Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, pritet që gjatë kësaj jave të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë dhe Serbi.
Zëdhënësi i tij, Peter Stano është shprehur se orrell së pari do të shkojë në Prishtinë e pastaj në Beograd dhe se do të bëjë përpjekje për vazhdimin e dialogut midis dy vendeve.
Mediat kosovare bëjnë me dije se në qendër të bisedimeve do të jetë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve është ndërprerë qysh në fund të vitit 2018, kur Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia.