Borrelli nominon Lajçakun për ambasador në Zvicër, Aivo Oravin për ambasador të BE-së në Kosovë

Josep Borrell, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh Zëvendëspresident i Komisionit Evropian, ka nominuar 44 krerë delegacionesh, krerë zyrash, të ngarkuar me punë të BE-së për rotacionin e radhës të delegacioneve të BE-së në mbarë botën.

Procesi i emërimit të të nominuarve do të formalizohet pas aprovimit zyrtar nga vendet nikoqire, nëse është e nevojshme, ka njoftuar Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së.

Sipas listës së publikuar nga EEAS, Lajçaku është nominuar për Ambasador të BE-së në Zvicër.

Ndërkaq, për emrin e ri në këtë post ende nuk është nominuar askush.

Ndërkaq, për shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë është nominuar Aivo Orav. Aktualisht, Orav shërben si Përfaqësues i Përhershëm i Estonisë në BE. Ai më parë ka qenë edhe Ambasador i BE-së në Malin e Zi.

Këtë post aktualisht e mban Tomas Szunyog, i cili u emërua rreth 4 vjet më parë.

Leave a Reply