Vdekja e basketbollistit të njohur Kobe Bryant në aksident ajror vijon të mbetet në qendër të vëmendjes së mediave botërore, të cilat publikojnë vazhdimisht informacione të reja.
Revista “People” ka zbuluar një premtim që Bryant kishte bërë me bashkëshorten e tij Vanessa. Ata i ishin zotuar njëri-tjetrit së nuk do të fluturonin kurrë së bashku në një helikopter”, i tha një burim revistës “People”.
I njëjti burim tha se 41-vjeçari përdorte të njëjtin pilot, Ara Zobayan, gjatë fluturimeve me helikopter. Ky pilot është një ndër 9 viktimat që humbën jetën nga rrëzimi i helikopterit në Los Angeles të Kalifornisë. Vajza 13-vjeçare e Kobe Bryant, Gianna, ishte gjithashtu në bordin e helikopterit së bashku me 6 persona të tjerë, ku humbën jetën të gjithë.
Bryant përdorte vazhdimisht helikopterin për të udhëtuar, sikurse ishte shprehur dhe vetë ai më parë, në mënyrë që të kalonte më shumë kohë me familjen dhe të shmangte qëndrimin në trafik. /tvklan.al