Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s në Paris ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizëm ndërkombëtar, me 27 vota pro dhe 14 kundër.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po ndjek nga afër procesin së bashku me një delegacion të dikasterit të tij.
Kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO kanë qenë Kuba dhe Rusia. Kjo e fundit kishte bërë kërkesë për shtyrjen e vendimit për Kosovën.
Pas Këshillit Ekzekutiv, fjalën e fundit e ka në dorë Këshilli i Përgjithshëm i UNESCO-s, i cili në nëntor do t’i vendosë “vulën” procesit.
Votuan pro: Afghanistani, Shqipëria, Gjermania, Austria, Belize, Salvadori, Emiratet e Bashkuara Arabe, Estonia, SHBA, Maqedonia, Franca, Gaboni, Gambia, Guinea, Italia, Kuvaiti, Mali i Zi, Pakistani, Holanda, Republika Dominikane, Republika Çeke, Britania e Madhe, Saint Kitts and Nevisi, Suedia, Çadi, Tajlanda, Togo.
Votuan kundër: Angola, Argjentina, Brazili, Lineja, Kuba, Ekuadori, Spanja, Etiopia, Rusia, India, Maroku, Meksika, Namibia, Nigeria.
Abstenuan: Algjeria, Bangladeshi, Egjipti, Indonezia, Japonia, Malaui, Mali, ishujt Mauricius, Mozambiku, Nepali, Uganda, Papua Guinea e Re, Korea, Trinidad dhe Tobago.
Nuk morën pjesë në votim: Tunizia, Turkmenistani, Ukraina.