Juventusi dhe Milani kanë arritur të fitojnë në javën e 9 të Serisë A. Bardhezinjtë mposhtën në Torino Atalantën me rezultatin 2-0 me gola të shënuar nga Dybala dhe Mandzukic, ndërsa francezi Pogba gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 79 të ndeshjes.
Ndërsa Milani me shumë vështirësi arriti të merrte 3 pikët në “San Siro” ndaj Sassuolo-s, e cila në dy sezonet e fundit ka qenë një nga kundërshtarët që i ka mposhtur me lehtësi kuqezinjtë.
Carlos Bacca ktheu në gol një 11-metërsh në pjesën e parë, ndërsa Domenico Berardi barazoi për miqtë në minutën e 53.
Atëherë kur u mendua se ndeshja do të mbyllej në barazim ishte Luiz Adriano vetëm 4 minuta nga fundi i kohës së rregullt që e riktheu Milanin te fitorja.
Të dielën u luajt edhe ndeshja tjetër mes Udineses dhe Frosinones, të cilët vendasit e fituan 1-0.
Me fitoren e arritur të dielën, Juventusi shkon në kuotën e 12 në vendin e 12, ndërsa Milani me një pikë më shumë renditet në vendin e 10.