Kriza e refugjatëve, Rama: Ekziston mundësia për një rrugë të re të devijuar drejt Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në minisamitin europian në Bruksel për krizën e refugjatëve. Tryeza e nivelit të lartë ka për “qëllim të përmirësojë bashkëpunimin dhe të rrisë konsultimet mes vendeve pjesëmarrëse”, sidomos mes Sllovenisë, Kroacisë dhe Hungarisë.

Kryeministri Rama tha se është i nevojshëm koordinimi në nivel rajonal edhe pse Shqipëria nuk është e prekur ende. Ai tha se besohet se me ardhjen e dimrit, ekziston mundësia për një rrugë të re të devijuar drejt Shqipërisë.

Ai shtoi se: “Padyshim, edhe Shqipëria ka rolin e saj në këtë moment kaq delikat dhe kaq të rëndësishëm për atë që jemi dhe për atë që do të jemi nesër të gjithë së bashku, si europianë”, tha Kryeministri Rama në Bruksel”.

Shqipëria, Holanda dhe Suedia u shtuan të premten pasdite në listën e vendeve pjesëmarrëse të Korridorit Ballkanik, meqenëse këto tre shtete konsiderohen si “potenciale” për rrugën e refugjatëve.

Leave a Reply