Pse njerëzit po sillen sikur koronavirusi është larguar?

Kur dal jashtë këto ditë kam një ndjenjë të çuditshme, sikur nuk orientohem dot me ambientin dhe çdo gjë përreth. Është si të zgjohesh nga një gjumë shumë i thellë dhe i gjatë dhe papritmas e gjen botën të ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme. Përveç asaj që është e çuditshme, kjo nuk është Londra e disa javëve më parë, kur rrugët ishin të boshatisura. Por ajo që është e çuditshme tani, është që situata duket pothuajse normale. Dyqanet janë rihapur , trafiku ka rifilluar, njerëzit po dëgjojnë muzikë të lartë nga makinat, grupe njerëzish janë ulur në parqe. A jam e çmendur, pyes veten, që akoma ndihem e frikësuar dhe nervoze?

Njerëzit po festojnë në kopshtin e shtëpive të tyre. Ndërkohë babai im, i cili jeton në veri-perëndim të Uellsit, mbetet ende në izolim. Ekzistojnë mospërputhje rreth zonave të ndryshme gjeografike, por problemi më i madh është ai psikologjik. Njerëzit nuk shqetësohen më për rregullin e distancës prej 2 metrash. Shumë nuk veshin maska ​​në dyqane, raporton abcnews.al

Gjithmonë ka pasur njerëz që nuk kanë zbatuar izolimin. Unë veprova ndryshe, vendosa të respektoja rregullat. Mendova se ishte zgjedhja e duhur të veproja në këtë mënyrë, sepse pas disa vitesh kur çdo gjë të kishte kaluar do të isha e qetë se kisha bërë gjënë e duhur. Ajo që na mbetet: janë njerëz që jetojnë në dy universe paralele. Ka njerëz që edhe pse e dinë që virusi nuk ka ikur ndihen të qetë se vendi po rihapet gradualisht.

Për shkak të gjithë situatës së krijuar duket sikur po çmendemi. Në fakt, hera e fundit që u ndjeva keq kuptova që kisha agoraphobi( çrregullime ankthi). Në atë kohë, unë nuk mund ta kuptoja sesi njerëzit po vazhdonin jetën e tyre të përditshme, kur bota ishte bërë një vend kaq kërcënues. Një i afërm më tha që përvoja e tyre e ndjesisë ishte e ngjashme. Ata nuk mund të kuptonin apo pranonin se si po vazhdonte jeta kur nëna e tyre kishte vdekur. Unë mendoj që janë njerëzit që kanë humbur të afërmit në këtë pandemi, dhe nuk kanë qenë në gjendje ti varrosin, janë ata që ndjejnë hidhërim dhe dhimbje më të madhe se kushdo nga ne, raporton abcnews.al

Dhe atëherë ekziston edhe universi tjetër. Në atë univers, dielli po shkëlqen dhe më e keqja ka mbaruar. Është kaq i bukur ky univers dhe mbi të gjitha nuk kam as zili për këta njerëz. Ndoshta ata mendojnë se më e keqja me të vërtetë ka mbaruar, ose mbase kjo është e vetmja mënyrë se si mund ta përballojmë situatën. Ndoshta ata ndihen më pak të rrezikuar. Gjithmonë ka pasur nga ata lloj njerëzish që besojnë që në fund çdo gjë do të shkojë mirë, në krahasim me pjesën tjetër si unë e cila e vuan shumë në anën psikologjike.

Ndoshta, edhe pjesa tjetër është e lodhur nga kjo që po ndodh po përpiqen të përshtaten me situatën.
Ndoshta disa njerëz e kanë kaluar çdo ndjesi të tillë duke punuar në vijën e parë dhe nuk kanë pasur luksin të jenë në gjendje të mbronin familjet e tyre dhe të kontrollonin veprimet e tyre me njerëzit e tjerë në të njëjtin nivel që kanë bërë disa njerëz të tjerë që duket sikur kanë qenë më të privilegjuar.

Nuk e di se si, ose kur, këto dy realitete do të bashkohen. Unë mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm për një valë të dytë të koronavirusit, por edhe atëherë, unë nuk mendoj se nuk do të ketë një izolim të dytë, sidomos tani që qeveria e ka kuptuar që izolimi herën e parë nuk rezultoi aq efikas. Unë ndjeva nevojën për të përshkruar atë që shumica prej nesh ndjejnë në këtë periudhë, në mënyrë që nëse do të vijë një pikë në të ardhmen, kur do të pyesim veten pse ne nuk u përpoqëm të bënim më shumë për të mbrojtur njerëzit nga vd ekja, unë mund të them me siguri se ishte një kohë e vështirë edhe pse njerëzit u përpoqën të sillnin pak pozitivitet dhe gëzim, ky virus solli shqetësim shumë të madh tek të gjithë ne.

Leave a Reply