Dexamenthason, ilaçi që mund t’ua shpëtojë jetën pacientëve me coronavirus

Një ilaç i lirë dhe gjerësisht i disponueshëm i quajtur Dexamethasone, mund të shpëtojë jetën e pacientëve të sëmurë rëndë me coronavirus, shkruan BBC.

Trajtimi me steroide me dozë të ulët është një përparim i madh në luftën kundër virusit vdekjeprurës, pretendojnë ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky ilaç është pjesë e testimit më të madh në botë, që pritet të tregojë nëse funksionon në rastin e coronavirusit.

Ilaçi zvogëlon rrezikun e vdekjes te një e treta e pacientëve që janë vënë në ventilatorë. Ndërsa ata që janë vënë në oksigjenoterapi, ua shkurton vdekjen me një të pestën.

Siç thuhet më tej, nëse ky ilaç do të përdorej për trajtimin e pacientëve në Britani të Madhe që nga fillimi i pandemisë, mbi 5 mijë jetë njerëzish do të mund të ishin shpëtuar, thonë shkencëtarët.

Leave a Reply