Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se një ushtar amerikan, që shërbente në Kosovë, ka vdekur.
Ushtari Alexander Blake Klass, 20 vjeç, nga Uillamina e Oregonit, ka vdekur si “rezultat i një incidenti joluftarak më 4 korrik, në kampin në Novo Sellë, Kosovë”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, hetimet lidhur me këtë ngjarje kanë filluar.
Klass ishte pjesë e Batalionit 2, Regjimenti i 162-të i Këmbësorisë, Ekipi Luftarak i Brigadës së Këmbësorisë në Gardën Kombëtare të Oregonit, njoftoi Departamenti amerikan i Mbrojtjes.
Në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, të njohur si KFOR, janë të angazhuar 460 ushtarë amerikanë, nga 4,000 trupa sa janë në total./REL/