Erërat e fuqishme mesdhetare, kanë shkaktuar përhapjen e shpejt të zjarreve, pranë qytetit jugor të Marsejës në Francë.
Deri në mesditën e së mërkurës, raportohet për së paku 22 persona të plagosur.
Zjarret kanë dëmtuar disa biznese si dhe detyruan evakuimin e 2.700 turistëve dhe banorëve të rajonit.
Rreth 1.800 zjarrfikës, të mbështetur nga aeroplanët dhe helikopterët, luftuan me zjarret gjatë natës së 4 gushtit.
Shkaku i zjarreve nuk dihet.
Ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Darmanin, vizitoi rajonin, derisa ekipet e zjarrëfikësve nga rajonet tjera të Francës, po u dalin në ndihmë autoriteteve lokale për të shuar zjarret./REL/