Protestuesit në Francë i thonë Macronit: Do të mërzisim ne ty !

Protesta kundër vaksinimit ka patur në Austri dhe Itali

Më shumë se 100,000 persona  në të gjithë Francën kanë protestuar kundër planeve  të  qeverisë për të kufizuar më tej të drejtat e të pavaksinuarve, disa ditë pasi presidenti Emmanuel Macron u zotua të “nervozojë” ata që refuzojnë të vaksinohen.

Përballë rritjes së numrit të infektimeve, qeveria e Parisit dëshiron të forcojë masat anti-Covid, për restorantet dhe bizneset, qendrat tregtare dhe transportin publik.

Macron tha këtë javë se dëshiron të irritojë njerëzit e pavaksinuar duke ua vështirësuar jetën aq sa ata do të përfundojnë  duke u vaksinuar.

Protestuesit iu kundërpërgjigjën deklaratave të presidentit francez me parullat ‘Ne do t’ju mërzitim”. Të tjerë protestues  mbanin pankarta kundër pasaportës shëndetësore e nevojshme për të hyrë në kafene, bare dhe muze.

Protesta ka patur edhe në Itali ku njerëzit u mblodhën kundër vaksinimit  të detyrueshëm  për personat mbi 50 vjeç por edhe ndaj  masave të rrepta që kufizojnë të pavaksinuarit.

Nisur nga 10 Janari, restorantet dhe hotelet do të jenë të hapura vetëm për të vaksinuarit dhe ata që së fundmi janë shëruar nga Covid-19 .

Edhe në Vjenë pati protesta të shumta nga qytetarët për të shprehur zemërimin e tyre kundër vaksinimit të detyrueshëm. Më shumë se 1000 policë janë vendosur në kryeqytetin austriak për të bërë të mundur që protesta të vijonte pa trazira.

Leave a Reply