Shaqir Fetai mos të hajë shumë e mos ta fajësojë administratën se paska shpërndarë dokumenta anekënd botës, por fajin për degradim të BFI-së ta kërkojë tek vetëvetja si organ i dikurshëm i BFI-së së kriminalizuar. Përpjekja për amnesti nuk është ekuivalent apo i barasvlefshëm me teuben para Zotit që i duhet Shaqir Fetait
Shkruan Haxhi Isa Xhaviti
Në pyetjen e radhës, ndonëse gazetari ia kërkon sinjalet e para që mund të flasin për suksese të dukshme me ardhjen e Shaquas në maje të BFI-së, ai këtu preferon që ta arrijë majen e genjeshtrës, duke ua shkerdhyer në këtë formë intelegjencën myslimanëve të vendit. Flet për suksese sikur këtu të mos ketë myslimanë normalë. Mundohet që rrenën ta zbërthejë si sukses të tij, për të rrëshqitur pastaj edhe në kohen e Sulejman Rexhepit kur ka rrejtur rrast.
Kur Levizja Myslimane për Reforma në BFI thoshte se, për shkak të Sulejman Rexhepit dhe Rijasetit kukull anëtarë i së cilës ishte edhe Shaqir Fetai, BFI ështe izoluar totalisht nga bota turko-arabe, ai ishte më i zëshmi në përpjekje për ta demantuar këtë konstatim të pademantueshëm. Kurse vetëm tani e vërenë këtë bllokim total dhe shenjat e qarta të debllokimit. Po cilat na qenkan keto shenja?
Shaqir Fetai e ka gënjyer tërë botën se paska “ardhur” në krye të BFI-së! “Me ardhjen tonë”, thotë Shaqir Fetai! Në kontekst të rrjedhave në BFI “ardhje” ka kuptimin e përfundimit te procesit të zgjedhjeve apo të emërimeve! Kur u zgjodh Shaqir Fetai rrencaku? Kur u emërua Shaqir Fetai intriganti? Asnjëherë! “Dy të tretat” e Rijasetit të Sulejman Rexhepit shkarkun të njëjtin, ndërsa u përcaktuan për Shaqir Fetain u.d. kryetar deri në zgjedhje të kryetarit!
Shaqir Fetai e gënjen veten siç e gënjeu tërë botën. Veten e gënjeu për shkaqe të sëmundjeve karrieriste, ndërsa e gënjeu botën sa për të treguar se BFI vazhdon të jetë Institucion i papërgjegjshëm.
Shaqir Fetai vazhdon me papërgjegjësi edhe në raport me Institucionin dhe myslimanët e vendit. Bota turko-islame e izoloi Sulejman Rexhepin dhe Rijasetin e tij edhe për fajin e Shaqir Fetait. Tani, urimet e botës turko-arabe që ia shprehin Shaqir Fetait, në fakt sinjalizojnë manipulimin e Shaqir Fetait duke e vulosur nënshkrimin e vet nën titullin “Kryetar i BFI, u.d. reisul ulema”! Nuk zgjidhet reisul ulema ndaj nuk mund te jetë u.d., por zgjidhet kryetari, meqë është u.d. dhe, sapo të zgjidhet kryetari ai me automatizëm e gëzon titullin shpirtëror “reisul ulema”! Kështu e di tërë bota turko-arabe që ka qëlluar pak më e menqur se Shaqir Fetai gënjeshtar.
Tani, Shaqir Fetai mendon se për shkak të kësaj “gafe të paqëllimtë”, meqe tërë bota e di dhe me ka uruar për kryetar, tani, nbyllni sytë, dhe mos më detyroni që të organizoj zgjedhje, se vjen ndonjë tjetër e nuk është mirë që sërish bota të merret me urime e përshendetje. Ja, me mua u krye kjo punë dhe, me lerni e mos më ngacmoni, më pranoni për kryetar të përjetshëm. Ja, këtë e kërkon Shaqir Fetai, sepse, me këtë lëvizje amnistohet Sulejman Rexhepi, vetë Shaqua si dhe të gjithë banditët e tjerë si ky. Deri sa ka një opozitë të fuqishme nuk ka “pushtet” të qetë!
Tjetër! Shaqir Fetai paska gjetur një kolaps në buxhet, ndaj ka vënë restrikcione të rënda me qëllim që të stabilizohen financat! Si stabilizohen? Duke e stimuluar vjedhjen? Duke e nëpërkëmbur djersën e myslimanëve? Duke u bërë palë me Sulejman Rexhepin në vjedhjen e aksioneve fetare që ngrisin buxhetin e BFI-së? Me këtë çiftëzim të Shaqir Fetait me Sulejman Rexhepin, vështirë se ndonjë ditë do të arrihet stabilizimi i financave, sepse myslimanët e vendit nuk e kanë ndërmend që t’ia mundësojnë Shaquas trashjen e çafës si të “bikut”!
Shaqir Fetai, përderisa nuk e gjenë fajtorin dhe nuk e sanskionon atë duke ia konfiskuar tërë thesarin e vjedhur nga BFI, do me thënë se ai po pret të mbushet arka dhe të veprojë edhe vet ngjashëm si paraardhësi i tij. Ai këmbëngulë në krijimin e traditës: “Të parit i lejohet vjedhja dhe pasurimi, ndihmuar nga stafi i tij dhe, për këtë mund të shpresojë në pleqëri të rehatshme, meqë sipas “traditës” atij nuk do t’i turbullohet lukthi”. Shaqir Fetai mos të bëhet filozof kot e kot, sepse të gjithë e dinë dhe e marrin për copë injoranti, por, le t’i bëjë gati dy rrogat e ardhshme për administratën e shkëlqyeshme dhe nëpunësit e BFI-së faji i vetëm i të cilëve është heshtja para krimeve dhe kriminalizimit të BFI-së.
Shaqir Fetai mos të hajë m… e mos ta fajësojë administratën se paska shpërndarë dokumenta anekënd botës, por fajin për degradim të BFI-së ta kërkojë tek vetëvetja si organ i dikurshëm i BFI-së së kriminalizuar. Përpjekja për amnesti nuk është ekuivalent apo i barasvlefshëm me teuben para Zotit që i duhet Shaqir Fetait.
(vazhdon)