Një dron ka goditur lehtë avionin me të cilin udhëtonte presidenti amerikan Donald Trump.
Sipas informacioneve të dhëna nga agjensia Bloomberg, objekti në formë kryqi verdh e zi është parë nga disa pasagjerë të avionit Boeing 757 mbi të cilin fluturonte kreu i Shtëpisë së Bardhë, duke u kthyer nga New Jersey.
Shërbimi sekret dhe autoritetet ajrore amerikane nuk e kanë konfirmuar një ngjarje të tillë, por incidenti duket se hyn në një ndër mijëra të tillë që ndodhin çdo vit në SHBA. Dronët e përdorimit civil peshojnë disa kilogramë.
Disa studime të fundit kanë vënë në dukje se megjithëse të lehtë në peshë, edhe një dron modest mund të shkaktojë dëme jo të vogla.
“Federal Administration Aviation” merr çdo vit me mijëra denoncime për dronë që fluturojnë shumë afër avionëve ose në zona të caktuara ajrore ku u ndalohet të qarkullojnë. Pjesa më e madhe e denoncimeve bëhet nga pilotët e avionëve. Normativa në fuqi parashikon që dronët civilë mund të fluturojnë deri në lartësinë 122 metra mbi tokë, gjithnjë nën mbykqyrjen e përdoruesit të tyre.
Në vitet e fundit ka patur incidente, ku dronët kanë goditur avionë, por në asnjë rast nuk ka pasur probleme serioze ose të plagosur. Në 2017-ën, një dron që fluturonte ilegalisht pranë New York-ut ka goditur një helikopter të ushtrisë amerikane. Megjithëse i dëmtuar, helikopteri ka arritur të ulet në tokë brenda kushteve të sigurisë.