Ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon, është arrestuar për mashtrim në lidhje me financimet e fushatës për të ndërtuar një mur në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së.
Bannon dhe tre persona të tjerë kanë marrë në mënyrë të paligjshme qindra mijëra donacione në lidhje me fushatën “Ndërtojmë murin” ku u arrit shuma e 25 milionë dollarëve.
Bannon, sipas Departamentit të Drejtësisë, ka marrë më shumë se 1 milionë Dollarë për vete për të mbuluar shpenzimet e tij. Ai pritet që të paraqitet në gjykatë në ditët në vijim.
Fushata për ndërtimin e murit kërkonte donacione për të ndërtuar disa barriera në disa segmente të rrugës në tokë private. Ky në fakt ishte edhe premtimi kryesor i Trump gjatë zgjedhjeve të 2016-s.
Mirëpo sipas prokurorit të Neë York-ut, Bannon një pjesë të parave i mori për vete. Nëse shpallet fajtor, ai dhe tre personat e tjerë rrezikojnë të paktën 20 vjet burg.