Më në fund në Laç nisi puna për rindërimin e shtëpive të demtuara nga termeti me fonde dhuratë të qeverisë turke. Në total do të ndërtohen 524 banesa dhe njësi shërbimi .
Në zonën 1 të ndërtimit janë projektuar banesa të një cilësie të lartë, ndërkohë që zona e dytë që do të ndërtohet me fonde të bxuheti të shtetit, procedurat janë drejt fundit.
Sipas të dhënave kantieret e ndërtimit do të hapen së shpejti edhe në Durrës, me lagjen e re në Spitallë dhe pallatet në pikat e ndryshme të qytetit, ku u shembën të vjetrit. Në kantieret e Durrësit, që financohen nga Emiratet e Bashkuara, do të punojë një kompani nga Dubai.